Rinia e varfër e Silvio Berluskonit, kur ende nuk kishte miliardat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silvio Berluskoni lindi 29 shtator 1936 në Milano, është drejtues i kompanisë MediaSet, politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.

Pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike “Fininvest” e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali.

Duke iu falënderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali.

Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.

Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë “Forza Italia”, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me “Popolo della Libertà” dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.

Sipas Forbes pasuria e Silvio Berluskonit vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.

Por si ishte rinia e tij? Kjo tregohet përmes një kolazhi fotosh

Në 29 shtator të vitit 1936 lind në Milano Silvio Berlusconi. Fëmijërinë e kalon fillimisht në Saronno, qytetin e lindjes së të atit, Luigi, dhe pastaj në Lomazzo.

Nga viti 1942 deri në 1945, Silvio Berlusconi ka jetuar në shtëpinë e prindërve në Saronno. I ati ishte refugjat në Zvicër, e ëma punonte në Milano si sekretare pranë Pirelli, ku çdo ditë i duhej të shkonte atje me tren.

Në vitin 1945, mbaron lufta, familja më në fund bashkohet dhe kthehet përfundimisht në Milano. Në këtë foto shohim Luigi Berlusconi (1908-1989), “babain e rreptë, por të dashur”; mamanë Rosa Bossi (1911-2008) si edhe Maria Antonietta (1943-2009), 7 vite më e re se Silvio, e cila u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë në moshën 65-vjeçare.

Lexo edhe :  Përplasja e trefishtë në Sauk, dyshohet se mjeku Cinari kreu parakalim të gabuar

Silvio Berlusconi gjimnazist në Salesiani. Një shkollë e fortë, siç kujton presidenti, por që i ka mësuar karakterin e të qenit NJERI. Pas pjekurisë klasike, Silvio regjistrohet në Statale di Milano, Fakultetin e Drejtësisë: diplomohet shkëlqyeshëm me një tezë mbi publicitetin me 110 pikë.

Në Salesiani njihen me njeriun që do të jetë miku i tij për gjithë jetën: Fedele Confalonieri. Të dy ndajnë disa vera bashkë, nisur me anijet detare Kosta dhe Grandi Viaggi, me kuartetin e tyre muzikor “katër mjekët”.

“Niseshim me anije në verë për të sjellë disa të ardhura në shtëpi, – ka rrëfyer vetë Berluskoni. – Në mëngjes bëja lojëra  mbi urë, ndërsa pasditeve bëja udhërrëfyesin turistik në një qytet që nuk e njihja apo vizituar kurrë më parë në jetën time; në mbrëmje, para se të këndoja me orkestrën e xhazit, pastaj natën, si solist dhe luaja në kitarë”.

burimi: cobalten.com

Përgatiti: L. Veizi

Të fundit

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët vendosin lule në shenjë nderimi për viktimat

Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të...

Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai...

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Lajme të tjera

Web TV