Censusi në Maqedoninë e Veriut/ Balla takim me zv. Kryeministrin Grubi: Shqiptarët të regjistrohen në portalin zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me zv. Kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Pas takimit, Balla në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e regjistrimit të qytetarëve në portalin zyrtar të qeverisë maqedonase, pasi kjo sipas tij, i jep forcë përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në çdo cep të globit, të regjistrohen në portalin zyrtar të qeverisë së Maqedonisë, në censusin i cili i jep forcë përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në portalin zyrtar duhet të aksesojë çdo qytetar shqiptar pavarësisht se ku jeton sepse kështu i bëjmë nder të qenurit shqiptar dhe sigurisht përfaqësimit edhe më të madh të shqiptarëve në organet e përfaqësimit në Maqedoninë e Veriut.
Dua të theksoj se aktualisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë dhe përfaqsimin më të lartë historik. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët të kenë kryetarin e Parlamentit, shqiptarët të kenë zv. Kryeministrin e parë dhe nëse i marrim në total bashkë me ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe të shqiptarëve të tjerë, janë 8 ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.”, tha Balla.

Balla gjithashtu garantoi se Partia Socialiste është e gatshme për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Gjithmonë është një kënaqësi të presësh përfaqësues të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që përfaqësohen në strukturat qeverisëse dhe parlamentare dhe gjithmonë nga ana e shumicës parlamentare të Partisë Socialiste si në këtë legjislaturë, edhe në legjislaturën tjetër, është disponibiliteti ynë për rritur dhe për ta forcuar këtë bashkëpunim.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Eksperti ngre alarmin: Vullkani mund të shpërthejë nga mali më i lartë në Spanjë

Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që...

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Thirrje për pjesëmarrje në botimet e DPA-së

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo...

65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të prodhimit të armëve luftarake të...

Lajme të tjera

Web TV