Sassoli së shpejti në Tiranë: Negociatat, mbështetje e fortë nga PE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vizitës në Shkup, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pritet që më 3-4 shkurt të vizitojë dhe Tiranën.

Pak ditë para vizitës, Sassoli tha se vjen në vendin tonë për të “rikthyer shpresën për të ardhmen, pas disa muajve të vështirë”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i PE-së do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe drejtuesit e grupeve politike, Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësuesen e LSI-së Klajda Gjosha. Sassoli, gjithashtu, do të mblidhet dhe do të diskutojë me studentë të universitetit, si dhe me përfaqësues të grupeve të ekspertëve dhe UNICEF-it.

Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin.

Së pari, do të doja të përsëris solidaritetin tim me Shqipërinë dhe popullin e saj pas tërmetit shkatërrimtar të fundit të nëntorit. Zemra ime është me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ndonëse paratë nuk mund t’i zhbëjnë vuajtjet, ato janë shumë të nevojshme për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën.

Unë mbështetem te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të pritet nga BE-ja në Bruksel, më 17 shkurt”, theksoi Sassoli.

Së dyti, dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim shumë të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që ende nevojiten në udhën e anëtarësimit në BE. Ne do të bëjmë çmos edhe për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva për këtë në mbledhjen e fundit të Këshillit”, u shpreh Presidenti i Parlamentit Europian.

Lexo edhe :  "Formacionin e kam në tru! Serbia ka ekip të fortë, por Shqipëria ime..."

Ndërkohë, zhgënjimi nga mosvendimi i Këshillit duhet të përkthehet në energji të rinovuar dhe nisma drejt së ardhmes. Unë e inkurajoj Shqipërinë që të përqendrohet në objektivin e përgjithshëm dhe ta përdorë këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë në thelb për më të mirën e vendit tuaj dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron me një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në”, përfundoi ai.

Të fundit

Meksika përgatitet për stuhinë tropikale ‘Barbara’, ja çfarë pritet

Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot....

Një hall i madh prindëror për Arsimin në Shqipëri!

Prof.asoc.dr. Marenglen Kasmi Studiues / pedagog – Botuar në DITA Shkak për këtë shkrim nuk është vetëm përvoja ime shumëvjeçare si pedagog në arsimin universitar e...

51 aksidente çdo ditë! Shtohen incidentet nga përdorimi i monopatinave

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

Luftë brenda 4 viteve/ Gjermania planifikon ndërtimin e bunkerëve për 1 milion qytetarë

The Guardian Gjermania ka nisur një plan urgjent për rindërtimin dhe modernizimin e sistemit të saj të mbrojtjes civile, përfshirë ndërtimin dhe rikthimin në funksion...

“Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion televizive, deklaroi se Presidenti i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë...

Lajme të tjera

Web TV