Në zonën e Palm Beach janë arrestuar dy persona nga policia, pasi kanë tentuar që të thyejnë barrierat ndarëse të rezidencës së presidentit amerikan Donald Trump, e cila ndodhet në këtë zonë.
Sapo janë njoftuar për këtë ngjarje të paprecedentë, policia ka vepruar menjëherë duke u vënë në ndjekje të dy personave në fjalë. Por sapo kanë parë policinë dy të arrestuarit kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Megjithatë policia amerikane ka mundur që të rrethojë zonën dhe më pas të kryej arrestimin e këtyre dy personave teksa përpiqeshin të largoheshin.
Sipas mediave presidenti amerikan kishte planifikuar të mbërrinte në rezidencën e tij në Palm Beach, e cila u bë objekti i sulmit.