Kolegji rrëzon PD-në, detyrohet të ndryshojë listat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kolegji Zgjedhor detyron Partinë Demokratike të ndryshojë listat e kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 25 prill. Në vendimin që mori dje Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Partinë Demokratike duke i kërkuar asaj që të ketë 69 kandidatë më pak në listat për deputetë. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka pranuar padinë e PS-së dhe vendimin e Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që të gjitha partitë të kenë 153 emra kandidatësh për deputetë. Në total Partia Demokratike kishte depozituar një listë me 222 emra, çka e detyron atë të ndryshojë serish listat duke e çuar numrin në 153.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji tha se KAS ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor, pasi numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në garë dhe në procesin zgjedhor. “PD bëri korrigjimet përkatëse në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor, por paraqiti listë me 222 kandidatë. KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor vendosi t’i miratojë listën, por jo me 222, por me 153 kandidatë. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor”, tha Salianji. Sipas tij, numri i lartë në listë cënon parimin e listave të hapura. Kjo për shkak, sipas Salianjit, se lista pa numra fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i KAS shprehet se do të kishim shkelje nëse nuk do ishin respektuar kuotat gjinore nëse numri i kandidatëve do të ishte më i vogël se numri i mandateve. “Do të ishim para shkeljes në listë nëse nuk do ishin respektuar kuotat gjinore, apo nëse numri i kandidatëve do të ishte më i vogël se numri i mandateve”, tha ai. Për përfaqësuesin demokrat Ivi Kaso, koalicioni i PD-së paraqiti listat referuar legjislacionit, duke respektuar të gjitha aspektet procedurale “Koalicioni i PD-së paraqiti listat referuar legjislacionit. Kemi respektuar të gjitha aspektet procedurale. Paraqitëm listë me 222 kandidatura, në përputhje me numrin minimal të parashikuar në ligj, si edhe të plotpjesëtueshëm me tre. Numrin e kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetëpërgjegjshmërie”, tha Ivi Kaso.

Lexo edhe :  Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ja kur do të nisë regjistrimi i votuesve të Diasporës

Ky i fundit me një postim në rrjetet sociale shkruan se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar politikisht nga nga interesi politik i partisë në pushtet. Ndër të tjera ai thotë se pavarësisht se vendimi nuk ishte në përputhje me ligjin, PD do ta respektojë atë. “Vendimi i sotëm (djeshëm) i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend”, tha ai. Ai ka pranuar ndryshimet duke vijuar sfidën në terren për të fituar zgjedhjet e 2021. “Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë,” shkuan Kaso në postimin e tij.

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV