Braçe thirrje qytetarëve: Votoni Partinë Socialiste! Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndërpresin punën dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 25 prill.

“Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite” shkruan Braçe, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka përmendur punën në Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Roskovec e Ballash.

Ai edhe mbrëmjen e djeshme ka renditur punët e bëra gjatë dy mandateve të fundit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.

Ne Grabian, Tre Ura, Stravec e Ferras, kemi bërë shumë, më shumë se cilido në 30 vite; Beme rrugen Autostrade-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugen Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can;

Po bëjmë rrugën hyrëse në Grabian, rrugën Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj;

Bëmë ujësjellësin e ri te Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish me e madhe, rrjeti teresisht i ri;

Bëmë kopshtin e ri dhe shkollën e re 9 vjeçare;

Bëmë qendrën e re shëndetësore duke shembur plotësisht te vjetrën;

Bëmë kanalizimet e ujërave te zeza e te bardha;

Bëmë kanalet vaditese te para e te dyta ne fushën e Grabianit;

Bëmë urbanizimin e një pjese të madhe te Ferrasit;

Bëmë me rruge e te arritshëm Stravecin;

Bëmë rielektrifikimin e pjesës me te madhe te Grabianit;

Bëmë rindertimin e 80% te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian;

Bëmë dhe ndërtuam vepra!”, rendit zëvendëskryeministri.

“Ne veç punën kemi, asgjë tjetër! Vlerësoni punën!”, shkruan Braçe.

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV