PD flet me emra, nxjerr mikun trafikant të Taulant Ballës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka hedhur akuza të forta përsa i përket nismës KÇK. Ai është shprehur se ky ligj është një fasadë dhe se trafikantët dhe kriminelët e vërtetë nuk do gjykohen.

Alibeaj nuk ka lënë pa përmendur rastin e një trafikanti ndërkombëtar të drogës  Edmond Bego që sipas tij është mik i Taulant Ballës. Sipas Alibeajt, KÇK duhet të nisë me goditjen e trafikantëve të dënuar dhe të pasurive të tyre të paligjshme.

Ai shkon më tej duke shprehur se Rama është i kapur në flagrancë me rastin e mikut të Ballës, i cili ka marrë 14 milionë euro para publike si pjesë e tenderave.

Deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër krimit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.

Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.

Lexo edhe :  Berisha nesër në SPAK/ Noka fton demokratët në protestë: Po përndiqet lideri i opozitës

Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove.

Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve./Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare/ Më 11 Janar fillon regjistrimi i Diasporës në “PER”

Drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla ka dalë në një komunikim për të lancuar se në 11 janar fillon...

PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

Partia Demokratike do të jetë pro ndryshimit të Kodit Elektoral që lidhet me votën e diasporës, por ka edhe një kusht që pritet t’i...

Tjetër rekord në Japoni, një peshk shitet për 1.2 milionë euro

Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 207 milionë jen, afërsisht 1.27 milionë...

Berisha sot në SPAK, PD “rrethon” godinën

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’. Kjo...

Zbulohet dokumenti për abuzimet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni,...

Lajme të tjera

Web TV