Pranohet ankimimi i LSI/ KAS vendos: 114 kutitë e Beratit do të rinumërohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e LSI dhe ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.

KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore. Gjatë diskutimeve të sotme në KAS LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD, teksa edhe PS ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.

Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

Të fundit

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia...

Ndihmojnë për forcimin e kujteses, ja produktet qe ju duhen

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të...

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të...

Lajme të tjera

Web TV