Tre të mitur ishin kthyer në tmerrin e Tiranës për grabitjet që kishin kryer. Grabitjeve nuk i kanë shpëtuar as zyrat shtetërore si ajo e OSHEE-së.
Në videon e transmentuar nga News 24 jepen pamjet e grabitjes së zyrës së OSHEE në zonën e Laprakës në Tiranë.
Autorë të vjedhjes janë 3 të mitur të moshave 13-14 dhe 15 vjeç të cilët rezultojnë të ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në zonën e rrugës se Durrësit dhe zonës së Laprakës.
Deri me tani janë provuar dhe 2 vjedhje te tjera të cilët mendohet se kanë pas të njëjtin autorë. Të miturit u identifikuan dhe proceduan penalisht nga komisariati nr.3 pasi për shkak të moshës nuk mund të arrestohen.
Të miturit u identifikuan dhe proceduan penalisht nga komisariati nr.3 pasi për shkak të moshës nuk mund të arrestohen.