Rama inspektim në shkollën “Ismet Nanushi”: Gati të presë 705 nxënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment.

Shkolla “Ismet Nanushi”, në fshatin Sukth të Durrësit, e cila në vjeshtë do të jetë gati për 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit, është një nga objektet arsimore të Fazës 2, që po rindërtohet nga themelet me fondet e Bashkimit Europian, EU4Schools dhe zbatohen nga UNDP Albania.

Në kantierin ku çdo gjë është ngritur nga themelet ishte sot Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

“Ky është objekti i tretë që fillon me programin e rindërtimit në këtë njësi administrative,” – u shpreh Sako, ndërsa shtoi se dy objekte të tjera arsimore që janë funksionale në këtë njësi janë rindërtuar me fonde të qeverisë.

“Ne kemi mbaruar dy objekte me fondet e qeverisë shqiptare që funksionojnë aktualisht. Ndërsa kjo dhe një shkollë tjetër janë të ndërtuara mbi programin e BE-së me donacionet e PNUD. Kështu që kemi katër objekte të reja vetëm në këtë njësi administrative për t’i dhënë një mundësi sa më të madhe nxënësve që të edukohen në kushte sa më optimale,” – u shpreh kryebashkiakja Sako.

Ndërsa Ministri i Rindërtimit Ahmetaj tha se “Ismet Nanushi” është një nga shkollat më të mëdha të Programit të Rindërtimit, e cila renditet përkrah më të mirave për kushtet optimale që do t’u ofrojë nxënësve.

Të fundit

‘O Sali, ku i gjete 500 mijë euro që paguan zyrën e avokatisë në Londër?”

Seanca plenare në Kuvend u karakterizua nga tensione të shumta, aq sa degradoi deri në dhunë. Flamur Noka tentoi të godasë...

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën...

“Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?” Plas sherri mes Bardhit dhe Ulsi Manjës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të enjte në Kuvend. Bardhi i kërkoi...

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Një telefon i palosshëm nga Apple është diçka që ka entuziazmuar entuziastët e teknologjisë për vite dhe tani thuhet se është gati të bëjë...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Lajme të tjera

Web TV