Studimi i ri: Vaksinat e vjetra mund të luftojnë viruset si Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri pretendon se vaksinimet me vaksina që përmbajnë versione të zbutura të viruseve të gjalla (LAV), siç janë ato të përdorura kundër tuberkulozit, poliomelitit apo fruthit, mund të stimulojë sistemin imunitar për të siguruar mbrojtje kundër sëmundjeve të tjera infektive, përfshirë Covid-19.

Sipas tij njerëzit që janë vaksinuar me një ose më shumë vaksina LAV, por që nuk kanë qasje tek vaksinat e reja specifike kundër Covid-19 – pasi janë të shtrenjta ose në sasi të pakta në dispozicion – mund të kenë një farë mbrojtje gjatë pandemisë aktuale.

Vaksina LAV, përdorin një formë të dobësuar (ose të zbutur) të patogjenit ose mikrobeve që shkaktojnë një sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto vaksina janë të ngjashme me infeksionin natyral, dhe ndihmojnë në parandalimin dhe krijojnë një përgjigje të fortë dhe afatgjatë imunitare, shpesh gjatë gjithë jetës.

Sipas autorëve të studimit të botuar në revistën shkencore PNAS, vaksinat e vjetra të këtij lloji mund të ofrojnë gjithashtu mbrojtje nga viruset e tjera, që mund të shfaqen në të ardhmen. Viruset e dobësuara apo patogjenët e tjerë do të rriten tek një person i vaksinuar, dhe do të stimulojnë një përgjigje imunitare, por janë shumë të dobëta për të shkaktuar sëmundje.

Robert Galo, një nga autorët e studimit, thotë se është e rëndësishme të shtrohet kjo temë tani, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatave të prekshme. “Të qenit praktik, do të t’i bësh njerëzit të mendojnë mbi potencialin që këto vaksina mund të jenë në gjendje të përdoren në fillimin e një pandemie, dhe të plotësojnë boshllëkun para se sa të jenë të disponueshme vaksinat specifike.

Lexo edhe :  “Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Ato duhet të merren në konsideratë në ato rajone të botës, ku marrja e vaksinave specifike mund të jetë shumë të kushtueshme ose e vonuar në kohë. “Nuk ka asnjë disavantazh nga LAV, apo vaksinat e tjera me spektër të gjerë veprimi, vetëm sepse efekti i tyre zgjat vetëm disa muaj. Por ne mendojmë se ato kanë një shans të madh për të shpëtuar shumë jetë njerëzish. Vaksinat LAV janë të lira, të disponueshme dhe jo të dëmshme”-thekson ai.

Galo beson se në të ardhmen se shumë njerëz që përballen me një epidemi ose pandemi të re, për të cilën nuk ka vaksinë ose terapi, do të përfitojnë nga ky studim. Edhe Stanli Plotkin, profesor në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA, thotë se duhet të ketë një nxitje për përdorimin e vaksinave të vjetra në botën në zhvillim, përveç vënies në përdorim të vaksinave të caktuara anti-Covid.

Plotkin, që ka zhvilluar vaksinën kundër rubeolës, dhe ka punuar me vaksinat kundër antraksit, poliomelitit, tërbimit dhe rotavirusit, shprehet se në kushtet kur vaksinat kundër Covid-19 nuk do të jenë gjerësisht të disponueshme për popullatat në vendet në zhvillim për shumë muaj, “një shkallë e rezistencës ndaj koronavirusit, mund të induktohet tek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë duke iu dhënë vaksina kundër sëmundjeve të tjera, të cilat do të stimulojnë sistemin imunitar, dhe do të ofrojnë një mbrojtje të pjesshme”.

Të fundit

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat...

“K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhe: Moment krenarie

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Kanada, makina futet mes turmës së festivalit, raportohen 9 të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në...

U dënua me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë. Si rezultat i informacionit të siguruar nga...

Lajme të tjera

Web TV