Me qebaptore tek Sheshi Skënderbej/ Drejtori i RTSH, Rezart Aga sulmon e fyen gazetarët e Top News (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur dje pasdite në ambientet e Tirana Fan Zone në sheshin Skënderbej, ku njerëz të shumtë ishin mbledhur për të parë çerekfinalen Spanjë-Zvicër.

Si çdo ditë të këtij Euro2020, emisioni “Jashtë Loje” i moderuar nga Sidorela Gjoni ka qenë i pranishëm me kamerat e Top News për të sjellë më pranë jush atmosferën e emocionieve që fal futbolli.

Por, gazetarja dhe operatori i Top News janë përballur me një sjellje rrugaçërore të drejtorit të RTSH-së, Rezart Aga.

Ky i fundit me sjellje prej harbuti ka shkulur kabullin e transmetimit LIVE të Top News dhe nuk ka reshtur me fjalë fyese ndaj gazetares dhe operatorit.

E paprecedent se si një drejtues mediash ofendon kolegët e tij dhe i dhunon ata në një ambient publik ku ka vend për të gjithë.

Gazetarja dhe operatori që prisnin një lidhje LIVE me emisionin Jashtë Loje, janë larguar nga zhurma e plazmës gjigante ku shihet ndeshja për të intervistuar tifozët në Tirana Fan Zone. Ata janë gjendur në pjesën ku Rezart Aga me qebaptoren e tij, servir qofte e birra, ku jo pak herë ndotin komplet hapësirën publike në qendër.

E pakuptueshme një sjellje e tillë rruge nga një person i cili kohë më parë ka punuar si Drejtor Programacioni në Top Channel. Me sa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje atij, ndoshta se mund të ketë qenë i dehur me birrat e qebaptores së vet.

Më poshtë është pjesë nga fjalori i ndyrë i përdorur nga Rezart Aga, pasi sulmoi fizikisht operatorin e Top News.

Rezart Aga: “Tani po të them ik në sekondë”

Operatori: “Mos më provoko, mos e prek kabullin”

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë

Rezart Aga: “Largohu po të them dhe një herë, zhduku direkt”

Operatori: “Po pse e prek kamerën, se ai është dhe person publik, erdhi më kërcënoi, se unë e njoh, ka punuar dhe te Top Channel, e pe çfarë bëri, hoqi transmetimin

Rezart Aga: “Do ta prish linjën direkte se më do trapi mua”

Pas rreth 30 minutash, policia ka shkuar në biznesin e Agës, dhe e ka shoqëruar për në rajonin e policisë, duke e marrë në pyetje lidhur me incidentin absurd të shkaktuar nga vetë ai.

Nga pamjet filmike duket që Rezart Aga, nga “gangster” që ishte me gazetarët e Top News, ka tentuar të fshihet nga efektivët e policisë duke iu shmangur me vrap./GSH

Të fundit

Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me...

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për...

Euro dhe paundi në pikiatë, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Blendi Fevziu zbulon kush janë tre njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri!

Gazetari Blendi Fevziu teksa po fliste për hetimet e SPAK, ka zbuluar emrat e tre njerëzve më të fuqishëm në Shqipëri. Fevziu tha se Kryeministri,...

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës...

Lajme të tjera

Web TV