Autoritet shëndetësore në SHBA kanë njoftuar nisjen e hetimeve, për shkakun e vdekjes s ënjë 13-vjeçarinë Miçigan, disa ditë pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer Biontech.
Sipas raportimit të “Independent”, i mituri ndërroi jetë më 15 qershor ndërkohë që flinte. Disa ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BionTech.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve( CDC) tha se po heton shkaqet e vdekjes së 13-vjeçar, duke shtuar se ende nuk ka arritur në përfundim.
Halla e të miturit, Tammy Barajis, vuri në dukje se djali kishte ethe dhe këputje pas vaksinës. Më 15 qershor, para se të shkonte në shtrat, ai u ankua për dhimbje stomaku, sipas “Daily Mail”.
13-vjeçari nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese.
Kërkimi i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të zgjasë nga tre deri në pesë muaj, shkruan gazeta “Daily Mail”.