E paditi Presidenti, Ardian Dvorani do të dëshmojë në Komision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Dvorani, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të thirret si dëshmitar para Komisionit Hetimor që është ngritur për Presidentin Meta. Pasi u miratuan shtesat në hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga Presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, për të dëshmuar do të thërritet edhe kreu i KED.

Presidenti ka ngritur një padi ndaj Dvoranit pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas vendimit që u mor nga Komisioni Hetimor.

Përmes postimit në Facebook ai shkruan:

“Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z. Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale. Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z. Dvorani janë kryer në bashkëpunim. Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës. Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës. Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje.”- shprehet Tedi Blushi./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë...

Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet...

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e...

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë. Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe lejon lëvizjen...

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto janë pesë gjëra që do...

Lajme të tjera

Web TV