Një grup grabitësish pjesë i përbërë nga 3 shtetas shqiptarë janë goditur nga policia italiane, ndërsa akuzohen për disa ngjarje të ndodhura në disa qytete. Një shqiptar është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ngjarja e fundit u regjistrua në provincën e Vicenzas.
Shqiptarët kishin pikasur largimin e pronarit së vilës me pushime duke u futur për ta grabitur, por fqinjët njoftuan policinë. Dy patrulla shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat”, u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ndoqi makinën, e cila në një moment ndaloi dhe dy nga shqiptarët arritën që të zhdukeshin në errësirë, ndërsa shoferi ra në pranga.
Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe sekuestruan një shumë e konsiderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin hajdutët për të hapur vilat.