Rama në “aleancë” me drejtësinë për balancat e pushtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama po paraprin një shtator “të ftohtë drejtësie” sa i takon zyrtarëve të tij të zgjedhur të cilët mund të jenë objekt hetimi nga SPAK. Kjo u tha në mënyrë të qarta nga kreu i qeverisë, i cili hoqi çdo lloj përgjegjësie për gjithkënd që i ka besuar një pozicion në administratën shtetërore. Këtë Rama po e bën për të ruajtur veten dhe për tu treguar më afër qytetarëve. Por Rama me këtë po i djeg dhe “kartat e korrupsionit” opozitës që pritet të hyjë në shtator në Parlament dhe të denoncojë aferat korruptive në qeveri. E kështu Rama del i larë edhe para të vetëve, edhe përpara opozitës.

Ky distancim Ramës i shkon për shtat edhe në marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtare të cilët janë investuar duke i qëndruar mbi kokë Reformës në Drejtësi. Të huajt i kanë bërë presion politikës shqiptare që të mos fusin duart në sistemin e drejtësisë duke kërkuar të kapet çdokush që vjedh dhe ti konfiskohet pasuria e vënë në mënyrë të pa drejtë. Edhe pse në ditët e nxehta të kësaj vere, drejtësia ka bërë arrestime jo pak të bujshme duke arrestuar në zyrë kryetarin e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushen si dhe qarkoren në ministrinë e Brendshme sa i takon dhënies së tenderit për uniformat e policisë së shtetit, edhe në vijimësi pritet të ketë prerje kokash. Pyetja ngrihet kush e ka radhën? Sigurisht që pritet të ketë arrestime të bujshme për ti dhënë akoma më shumë besim drejtëisë së atakuar nga politika.

Të fundit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u...

Lajme të tjera

Web TV