Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka rritur parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila thotë se parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 është 1.4 pikë përqindje, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

Ndërsa citon Agjencinë, Denaj thotë se parashikohet që pjesa më e madhe e rikuperimit të jetë nga procesi i rindërtimt pas tërmetit, procesi i shpejtë i vaksinimit, rënia graduale e papunësisë etj..

“Lajm i mirë! Parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare nga Fitch Ratings Inc., Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.

1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:

Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:

rindërtimi pas tërmetit;

progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;

rënia graduale e papunësisë;

rritja e konsumit privat;

rritja e eksporteve;

rritja e të ardhurave;

rritja e investimeve kapitale

Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH”, shkruan Denaj.

Të fundit

Çuditë politike/ I “djathti safi” Shehaj polemikë me të “majtin safi” Malaj

Ish-ministri i Partisë Socialiste Arben Malaj pretendon ftesë për bashkëpunim nga kreu i Partisë Mundësia e Agron Shehaj, por...

Veliaj 5 orë në SPAK: U denoncova nga një njeri që nuk ekziston

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit dje në Prokurorinë Speciale SPAK, ku u mor në pyetje për pesë orë. Pasi dha...

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

Lajme të tjera

Web TV