Berisha, një gur në qafën e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Dy muaj heshtje pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Berisha janë një kohë e gjatë për një lider partie që nuk arrin të përcaktojë qëndrimin e vet. Thuhet se pula kakarit kur i vjen veza, por kjo “vezë” nuk duket se kish ndërmend të vinte që Basha të shprehej më së fundmi. Ndaj, në këtë heshtje ta shtyjmë sa ta shtyjmë, u desh ngacmimi i ambasadores së SHBA, që PD të ndajë mendjen si për qëndrimet e veta lidhur me çështjen Berisha, ashtu edhe për shtatorin kur do të rradhisë deputetët për në parlament. Ndërkohë kish ndodhur një garë zgjedhore në PD për kreun e saj, dhe deri diku mund të kuptohej heshtja e gjithkujt që kërkonte të maksimalizonte votat. Askush nga kandidatët nuk u pozicionua, aq më pak Basha që impononte garën. Por më tej nuk kish strategji që mund të justifikonte heshtjen. U zhvillua Kongresi i PD që më së shumti ish një revansh i Berishës për të treguar forcën e tij në partinë ku ish themelues, por e gjitha kjo binte ndesh me projeksionin e vetë PD si një forcë poltike pro SHBA dhe proevropiane. Mesazhet e koduara në deklaratat e Berishës parashihnin përplasje me çdokënd dhe se mbrapa ka mbështetjen e partisë , me të cilën do të paraqitej si deputet në shtator. Vetë Basha i buzëqeshur dhe që i qëndronte pranë me temena, dukej si garancia më e fortë se do të ndiqte fatin e ish liderit të saj, pa marrë parasysh interesat politike të forcës së dytë në vend. Por dukjet ndonjëherë të gënjejnë dhe çështja mund të jetë krejt ndryshe. Në takimin e djeshëm të ambasadores të SHBA me kreun e PD, vërtet nga ana e Bashës nuk pati asnjë postdeklaratë, por në fakt u thanë shumë gjëra nga vetë Kim. Jo thjesht mesazhi që “ një parti nuk duhet të hajë bar për hir të një deputeti”, çka i referohet qëndrimit të PD për Berishën pas shpalljes non grata. Kim kërkoi më shumë. Kërkoi haptas që Berisha nuk mund të jetë në parlament dhe këtë ia kërkon PD. Por jo vetëm kaq, pasi çështja është më e thellë. Ambasadorja i kujtoi me këtë rast Bashës takimin me Ryker, çka do të thotë se aty janë dhënë disa premtime të cilat ose nuk janë mbajtur, ose janë në pritje për tu bërë realitet. Veçse për këto nuk duhet humbur më kohë. E thënë më troç, Kim i kujton Bashës angazhimet e tij të mëparshme, si për çështjen e Berisha ashtu dhe bashkëpunimin e pritshëm si një forcë që ka patur rol në forcimin e marrëdhënieve me SHBA, bashkëpunim që mund të forcohet në të ardhmen. Por njëra çështje nuk mund të arrihet pa u zgjidhur tjetra e në këtë mënyrë çështja Berisha mbetet një gur në qafë të PD. Një gur që duhet hequr që të mos mbytet së bashku me të.

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Qershor 2024

Dashi Kjo është një periudhë e cila do ju shohë mjaft të zënë me gjithë ato raporte, të cilat nuk...

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur nga refreni që e bëri...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Lajme të tjera

Web TV