Ministria e Arsimit merr vendimin, shtyhet data e fillimit të shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njofton se është shtyrë nisja e vitit të ri shkollor 2021-2022. Në një konferencë për media, ministrja Kushi deklaroi se ky vit shkollor nuk do të nisë më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Siç bëri të ditur ministrja e Arsimit, nisja e vitit shkollor është shtyrë, për shkak se është vendosur që të zgjatet periudha e mësimit plotësues.

Më tej, ajo sqaroi se gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, tha ministrja.

Të fundit

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se e ka arrestuar një shtetas nga Kosova, në...

Lajme të tjera

Web TV