Kongresmeni amerikan në bazën e Kuçovës ku NATO do të investojë 58 mln dollarë, ambasada jep detaje për vizitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kongresmeni amerikan, Mike Quigley ka vizituar Shqipërinë këtë javë, ku ka qëndruar dy ditë.

Lajmi bëhet publik nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila njofton se Mike Quigley ka zhvilluar një takim me ambasadoren Kim, si dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

Të fundit

Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të kemi parasysh: Kujdes temperaturën

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste...

Vangjeli: Arrestimi i Veliajt ishte i tepruar, nxitimi lidhet me rezultatin e zgjedhjeve

Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë një interviste në “Top Channel”, ka komentuar mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si...

Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me burime financiare të kristalta. I ftuar...

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për...

Euro dhe paundi në pikiatë, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Lajme të tjera

Web TV