Akti heroik/ Diplomati italian futet mes plumbave për të shpëtuar fëmijën në aeroportin e Kabulit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kabuli vijon të jetojë mes tensionesh të shumta. Në internet së fundmi është duke qarkulluar një foto, ku shihet një diplomat i ri italian, teksa shpëton një fëmijë në mes të plumbave.

Teksa pret të kthehet në vendin e tij, Tommaso Clausi ndodhet në aeroport. Gjatë këtij momenti ai ka bërë një akt heroik. Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli 31-vjeçar u dërgua në Kabul janarin e vitit 2019. Tëitter-i i tij është i mbushur me mesazhe paqeje e vëllazërie mes afganëve e italianëve, dhe mbështetje për të drejtat e grave.

“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”, ka shkruar në facebook ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio.

Të fundit

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të...

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Lajme të tjera

Web TV