Çmenduri/ Pastori besonte se mund të ringjallej si Krishti, u kërkoi besimtarëve ta varrosnin të gjallë për tre ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

James Sakara, pastori i një kishe në Zambia, në Afrikë, u gjet i vdekur pasi kërkoi që të varroset i gjallë në tokë, sepse besonte se do të ringjallej dhe të kthehej në jetë pas tre ditësh, si Jezusi.

Pastori 22-vjeçar kërkoi që të varrosej i gjallë dhe të lihej brenda arkivolit për tre ditë, duke besuar se do të ringjallej si Jezu Krishti. Ai mori tre anëtarë të Kishës së tij për ta ndihmuar që të hapnin një varr, kërkoi që t’i lidhnin duart dhe ta varrosnin të gjallë.

Por në vend që pas tre ditësh të kthehej në jetë, Sakara u gjet i vdekur nga anëtarët e Kishës Sion, të cilët shkuan pas tre ditësh dhe vëzhguan me kuriozitet nëse udhëheqësi i tyre e kishte përmbushur premtimin.

Ritualet shpirtërore nuk dhanë efekt dhe tashmë, njëri prej asistentëve të tij është dorëzuar në polici, ndërkohë dy të tjerët janë në arrati.

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV