Vetëm pak orë para se të arrestohej nga policia, i dyshuar për ekzekutimin e Xhuljan Mullarit në një makinë tip “Fiat Punto” në Babicë të Vlorës, Bledar Selmanaj ka postuar në rrjetet sociale një foto të tij dhe madje e përshkruante veten si biznesmen.
Përveç një fotoje në të cilën duket serioz, por i qetë, Selmanaj ka postuar edhe një punë të re, në të cilën thotë se është biznesmen. Selmanaj është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa iu gjet edhe arma me të cilën vrau Mullarin, e groposur në oborrin e shtëpisë në Vlorë. Të dy udhëtuan bashkë nga Tiranë për në Vlorë për diskutime droge, ndërsa sherri mes të dyve nisi për një borxh që Xhuljani nuk pranonte t’ia paguante. Selmanaj qëlloi tre herë në drejtim të 25-vjeçarit, por plumbi që e qëlloi në kokë e la të vdekur në vend.
Konflikti për pazare droge i ka kushtuar jetën 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një makinë, në Babicë të Vlorës! Policia vuri në pranga ditën e sotme autorin e dyshuar të ngjarjes, 39-vjeçarin Bledar Selmanaj, banues në Vlorë, i cili u arrestua në zonën e “Bllokut” në Tiranë!
Pas krimit, sipas Policisë, Selmanaj ka shkuar në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, duke groposur në oborr edhe armën e krimit tip pistoletë, dhe një krehër me 9 fishekë. Për zbardhjen e ngjarjes ndihmuan kamerat në hyrje të qytetit të Vlorës, ku u kapën pamje të automjetit tip ‘Fiat Punto’ me të cilin lëvizën viktima dhe autori, nëpërmjet të cilave u identifikua edhe 39-vjeçari Selmanaj.