Sot do të luhen katër ndeshjet që mbyllin javën e 21-të të Superligës dhe tashmë dy prej tyre janë duke u zhvilluar.
Takimi Vllaznia-Tirana quajtur ndryshe si klasikja e Shqipërisë u mbyll ditën e djeshme me fitoren e bardhebluve të kryeqytetit me rezultatin 0-1.
Ky rezultat e kaloi ekipin trajnerit Emanuel Egbo në krye të renditjes së Kategorisë Superiore momentalisht.
Ndërsa tani janë duke u zhvilluar takimet Kukësi-Laçi dhe Skënderbeu-Bylis, rezultatet e të cilave do të kenë shumë impakt në renditjen e kategorisë më të madhe të futbollit në Shqipëri.
Fitorja e Kukësit do i kalonte verilindorët sërish në vend të parë, ndërsa një barazim apo humbje do i mbante të paprekur kryeqytetasit.
Ndërsa dy takimet e fundit të kësaj javë janë Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari, të cilat do të luhen në orën 17:00.
Ndeshja midis kampionëve ende në fuqi dhe vlonjateve është me rëndësi të madhe pasi Partizanit i duhen pikët për t’u afruar më shumë me vendin e parë, ndërsa Flamurtari nga ana tjetër ka vetëm humbje dha barazime të pakta dhe vetëm mrekullia e disa fitoreve radhazi do të mund ta shpëtonte nga rrëzimi.
Edhe Luftëtarit të vendit të parafundit po ashtu i duhen shumë fitore të njëpasnjëshme për t’i shpëtuar rënies nga Superliga./Fjala.al/