Vrasja e 23-vjeçares me bukë në gojë/ Shpërthen Braçe: A ka ndonjë prokuror e gjyqtar që ma shpjegon këtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Erion Braçe fajëson drejtësinë shqiptare për vrasjen e 23 vjeçares, Sabrina Bengaj.

Braçe shkruan se 23 vjeçarja u vra duke ngrënë bukë nga një burrë kafshë, por të renë e vrau edhe drejtësia.

Në mesazhin e tij, Braçe akuzon edhe Bashën si frymëzues dhune.

Reagimi i plotë

Edhe sa të tjera? SABRINA ISHTE NJE GRUA VETËM  23 VJEÇ; E MARTUAR DHE ME NJË VAJZE VETËM 3 VJEÇ! E vrau një kafshë burrë, ish-burrë ligjerisht, dje, në shtëpinë e saj, prindërve të saj, DUKE NGRËNË BUKË;

ME BUKË NË GOJË!

Por jo vetëm ai! E VRAU EDHE DREJTËSIA QË KEMI ENDE!

A ka mundësi të di unë, meqe jam edhe ca ditë medemek zëvendes udhëheqës,

se si ka mundësi që një si ky burri vrasës, i arrestuar një vit me parë për pengmarrje në të njëjtën shtëpi e të së njëjtes grua, në një operacion të komplikuar dhe nga RENEA, ËSHTË I LIRË DHE JO NË BURG dhe vret gruan që një vit më parë e mori peng??!!

A ka ndonjë prokuror e gjyqtar që ma shpjegon këtë? MË NË FUND DIKUSH DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI, VEÇ BURRIT VRASËS QË FALË POLICISE TANI ËSHTË NË BURG!

Por Sabrinën e gjorë, e vrau dhe kultura mizerabel e dhunës ndaj gruas, vajzës;

Një kulturë e ndyrë e shtrirë vertikalisht, nga lart poshtë, e tillë përfundon tek ky takem burrash që urrejnë gratë! E mos më thoni “jo”!

A e pate djë se si një burrë urdhëroi mllef e urrejtje dje ndaj një flete votimi për një GRUA dhe një tufë burrash u eksituan në të njëjtin akt dhune??!! Kjo pra është, kështu ndodh e forca e këtij shembulli kthehet në dhunë deri atje poshtë! U irrituan shumë ca plehra politikë-disa e shprehen e disa e mbajten përbrenda për të mos e harruar, një status timin rreth një seriali të degraduar në dhunë nën moton:

Lexo edhe :  Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

GRATË VDESIN SI BURRAT, POR BURRAT JO, RINGJALLEN!

Merruni prapë sot!

Vrasja e 23 vjeçares me bukë në gojë / Shpërthen

 

Të fundit

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV