QSUT/ Virozat e stinës, fluks fëmijësh për vizitë tek Pediatria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të gripit dhe virozave të stinës, prej javësh, shërbimi i Urgjencës së Pediatrisë në QSUT po përballet me fluks pacientësh.

Edhe gjatë kësaj të diele numri i pacientëve ka qenë i lartë.

Prindërit e pacientëve të vegjël janë shprehur se janë të detyruar të qëndrojnë jashtë pasi brenda ka shumë njerëz, dhe kanë frikë se fëmijët mund të marrin edhe ndonjë infeksion tjetër.

Kemi frikë të rrimë brenda nga virozat e tjera”, thonë disa prej prindërve.

Një arsye tjetër e fluksit sipas prindërve pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, krijohet pasi janë vetëm 2 mjekë në turn, dhe është e pamundur për t’u shërbyer gjithë pacientëve që presin në radhë, raporton ABC News.

Shumica e fëmijëve që kërkojnë të marrin shërbim pranë urgjencës kanë kryesisht temperaturë dhe kollë.

Të fundit

VIDEO/ I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij për motive...

Norman Tebbit ishte hero i klasës punëtore. Politikanët mund të mësojnë shumë prej tij

nga Henry Hill Fjala “ikonë” përdoret shpesh me tepri në gjuhën e përkujtimit. Por në politikën konservatore britanike, Norman Tebbit – i cili ndërroi jetë...

Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një...

“Le të më kalojë sipër fadroma!”/ Banori në Theth shpërthen në lot (VIDEO)

Një banor me aftësi të kufizuara, i pranishëm në protestën kundër prishjes së ndërtimeve në Theth, tregoi mes emocionesh se kishte investuar të gjitha...

“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin...

Lajme të tjera

Web TV