Britney Spears e “lirë” pas 13 vitesh/ Babai i saj humbet zyrtarisht kujdestarinë ndaj së bijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jamie Spears nuk do të jetë më kujdestari ligjor i vajzës së tij, Britney! Ky është vendimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë në Los Anxhelos, Brenda Penny.

Një gjë e tillë cilësohet fitore e madhe për këngëtaren e njohur amerikane, e cila kishte përshpejtuar kërkesën për t’u “çliruar” nga babai. Në seancat dramatike gjyqësore të muajve qershor e korrik, Spears denonconte kontrollin shtypës të babait.

Avokati i yllit të pop-it, Matthew Rosengart, u shpreh “i tronditur” për akuzën sipas së cilës, “prej vitesh, Jamie përgjonte bisedat private të së bijës”.

Tashmë, në vend të Jamie-t, gjyqtarja emëroi si tutor të përkohshëm të pasurisë së Britney-t, John Zabeli-in, përgjegjës për fiancat e saj.

Në seancën e fundit, 39-vjeçarja nuk mori pjesë ndërsa pak kohë më parë, vetë Jamie Spears kërkoi revokimin e plotë të kujdestarisë, të cilën e mbante prej 2008-ës. Avokati Rosengart kundërshtoi, duke vënë në dukje se në këtë mënyrë, babai nuk do të mund të përgjigjej për abuzimet ndaj së bijës jo vetëm në 13 vitet e fundit, por që kur ishte fëmijë.

Kujdestaria ligjore pasoi krizën nervore që Britney Spears pësoi në vitin 2007. Zakonisht, vendoset për njerëzit me çrregullime mendore e për të moshuar që për shkak të demencës, nuk mund të vendosin për veten e tyre.

Të fundit

Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua...

Gogu në Kuvend: Jeni familja e dhunës, doni të prishni seancën për primaret

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti socialist Toni Gogu iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, duke përdorur fjalë të ashpra. Gogu...

Surpriza, propozime apo ndarje? Meri Gjini zbulon si do t’iu gjejë ky Shën Valentin

Sot jemi në ndikim të drejtpërdrejtë të Hënës së Plotë. Sa më shumë i afrohemi fundjavës aq më të lehtësuar do jemi. Disi gjejmë...

Braçe shpërthen kundër Ilirjan Celibashit në Kuvend: Injorant, nuk i lexon shkresat ti!

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër nga Kuvendi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për...

Mbështetësit e Veliajt para SPAK dhe GJKKO, policia sqaron pse nuk u proceduan

Policia e Tiranës nuk ka proceduar asnjë person që qëndronte pranë ambienteve të GJKKO dhe SPAK, teksa mbahej seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës...

Lajme të tjera

Web TV