Nikolla takon ambasadorin e Ukrainës: Të intensifikojmë bashkëpunimin politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti në takim ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Ambasadori Shkurov e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit, i përcolli gjithashtu urimet e Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, si edhe e garantoi për vullnetin e Ukrainës për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh me Shqipërinë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi marrëdhëniet e mira e miqësore midis Shqipërisë dhe Ukrainës dhe vuri në dukje interesin e Shqipërisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Kësaj do t’i shërbente edhe mbajtja e Sesionit të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, për të nxitur shkëmbimet tregtare midis të dy vendeve dhe sidomos turizmin, si një mundësi e madhe që ka rritur kontaktet mes popujve tanë.

Nikolla vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin midis të dy vendeve në nismat shumëpalëshe dhe mbështetjen e kandidaturave respektive; vlerësoi kontributin e Ukrainës në misionet e NATO-s në vende të ndryshme të botës dhe rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO e BE, për të kontribuar në ndërtimin e një hapësire të qëndrueshme e të sigurt euroatlantike. Intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit parlamentar do t’i shërbejë forcimit e zgjerimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve.

Të fundit

Prej një muaji në qeli, Apeli i GJKKO shpall sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt

Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për ankimin e kryebashkiakut...

Një tjetër ish-banor i “BBV” i futet politikës/Kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit

Sot është zbardhur lista e kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Elbasan, të cilët pritet të jenë në listën e hapur. Mes emrave...

Surprizë në PD/ Orjela Nebiaj lë garën për deputete në Fier, ja arsyeja

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit. Me nota...

Rama la jashtë 24 deputetët socialistë, vjen reagimi i parë nga PS: Listat nuk janë habi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë më shumë detaje lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në...

Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Ogerta Manastirliu ka njoftuar emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë nga Partia Socialiste. Një nga emrat surprizë në listën e mbyllur është pedagogia e...

Lajme të tjera

Web TV