Ekstradohet në Itali “mbreti” shqiptar i trafikut të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare kanë bërë ekstradimin në Itali të shtetasit Dorian Petoku, i arrestuar më 30 janar të vitit 2019 në Tiranë. Ai u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile loë cost”.

Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë”, shkruajnë mediat italiane.

33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale. Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç./MCN.tv

Të fundit

Nis me tensione seanca plenare, opozita i bie tavolinës

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, teksa deputetët e opozitës i kanë rënë tavolinës duke krijuar zhurmë...

Begaj takohet me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi: Bashkëpunim në fushën ekonomike

Presidenti Bajram Begaj, është takuar me zëvendësministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Begaj shprehet se në fokus...

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, priten debate për arrestimin e Erion Veliaj

Pasditën e sotme është mbledhur Kuvendi në seancë plenare, ndërsa priten debate për arrestimin e Erion Veliaj. Kuvendi është mbledhur pasditen e sotme në seancë plenare,...

Blushi reagon për arrestimin e Veliajt: Me 8 vite vonesë, ka futur në borxh qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për mediat, Blushi...

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ja sëmundjet që kuron

Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” , me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në...

Lajme të tjera

Web TV