Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin, Rama mbledh sot kryetarët e Bashkive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në kryeministri. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Ramës me kryebashkiakët u zhvillua në korrik, në kohën kur përjashtoi nga PS Fatos Tushen, ish- kryebashkiakun e Lushnjes. Rama paralajmëroi qartë kryebashkiakët se PS nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin, apo nëse do të përfshihen në ngjarje korruptive. Ai i tha atyre që të studiojnë paketën e re ligjore në fushën e prokurimeve publike dhe të mos përzihen me proceset e prokurimit publik.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Të fundit

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Lajme të tjera

Web TV