Gjendet i vdekur një diplomat rus në Berlin para ambasadës së Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një diplomat rus i dyshuar si agjent i fshehtë i shërbimit të inteligjencës është gjetur i vdekur para Ambasadës së Rusisë në Berlin muajin e kaluar, raportuan mediat gjermane më 5 nëntor. Më 19 tetor, policia gjermane në Berlin e ka gjetur trupin e pajetë të diplomatit para ndërtesës së ambasadës, raporton Der Spiegel. Pasi mediat raportuan për këtë rast, Ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një zëdhënësi, tha se janë në dijeni për rastin por nuk mund të ofrojnë më shumë detaje.

Gazeta gjermane në raportin e saj tha se shtetasi rus, 35-vjeçar, besohet se ka rënë nga kati i sipërm i ndërtesës së ambasadës, e cila gjendet në qendër të Berlinit. Ambasada ruse nuk është pajtuar që trupit të pajetë të punonjësit të saj t’i bëhet autopsia.

Statusi diplomatik që kishte ai u pamundëson prokurorëve gjermanë të zhvillojnë një hetim, raportoi Der Spiegel. Bazuar në një listë zyrtare të diplomatëve të akredituar në Gjermani, ai figuronte si Sekretar i Dytë i Ambasadës. Megjithatë, zyrtarët gjermanë të sigurisë dyshojnë se ai ishte një agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë por që aktivitetin e tij e kishte mbuluar me pozitën e diplomatit, raportoi Der Spiegel.

Mediat tjera, “Insajder” dhe Bellingcat, megjithatë, thonë se përmes burimeve mund të vërtetohet se i ndjeri është Kirill Zhalo, djali i gjeneralit, Alexei Zhalo, shef i Zyrës së FSB-së për Mbrojtjen e Sistemit Kushtetues. Shërbimet perëndimore të inteligjencës e kanë ndërlidhur Kirill Zhalo me vrasjen e Zelimkhan Khangoshvili, ish-luftëtar separatist çeçen, që ka ikur nga Gjeorgjia në Gjermani, është qëlluar për vdekje në Berlin më 2019.

Të fundit

Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës. Në njoftimin e vendimeve...

“Mirëdita nga burgu i Durrësit”/Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, ku prej një jave po zbaton masën e sigurisë “arrest me burg”. Reagimi i...

“Mosmirënjohëse!”, plas keq mes Rozana Radit dhe Livias

Pas spektaklit të së martës Livia dhe Rozana kanë diskutuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën. Duket se miqësisë së tyre i ka ardhur...

Rama: Kemi luftuar që në opozitë për këtë drejtësi që shohim sot

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku thotë se në 16 vite më parë ka bërë...

Bonusi për pensionistët, Rama: Shpërndarja nis në 1 mars

Nga 1 marsi, do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se vendimi është marrë...

Lajme të tjera

Web TV