PD zyrtarisht e çarë, Basha-Berisha luajnë Kuvendshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar me më shumë se gjysmën e delegatëve për tu zhvilluar më datë 11 dhjetor, ndërsa Basha i bën sfidë duke i kërkuar demokratëve të mblidhen më 18 dhjetor. Çfarë pritet të ndodhë në këtë përplasje dhe sfida me numrat se kush do të mbledhë më shumë anëtarësi. Berisha për Bashën dhe Ramën: Askush nuk do e ndalë revolucionin paqësor.

Foltorja e Sali Berishës pritet të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar me më shumë se 50 përqind të anëtarëve. Me mbi 4200 firma të delegatëve ish-kreu i PD-së ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi për të miratuar vendimit, ku ndër të tjerat do të jetë dhe shkarkimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës. Por një deklaratë e çuditshme ka dalë ditën e djeshme nga ky i fundit i cili ka kërkuar që Kuvendi Kombëtar të mblidhet më 18 dhjetor çka do të thotë se do të kemi dy Kuvende në një javë, duke treguar dhe kokëfortësinë e kryetari Basha i cili po sfidon fortë ish kreun historik të PD-së Sali Berishën. Pra Basha dhe Berisha po luajnë një lojë Kuvendshe. Ditën e djeshme kryedemokrati, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike më 18 dhjetor. Ky vendim erdhi nga mbledha e Kryesisë së PD-së. Basha tha se 11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Berisha, nga dita e lirisë dhe e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD. “Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Çfarë pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi. Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për një akt të tillë?”, ka shktuar pyetjet Lulzim Basha për të akuzuar Berishën se është duke ndihmuar Edi Ramën, duke dobësuar Partinë Demokratike. Dhe Basha e ka një shpjegim. “Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës”, tha ai. Ai tha se është sakrifikuar shumë për të mos bërë PD pis. “Kemi sakrifikuar shumë për të mos e berë pis PD. Për ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër. Nuk do të ketë Kuvend kombëtar të PD më 11 dhjetor”, tha Basha duke i bërë sfidë të hapur Berishës, i cili i ka rrëmbyer Bashës më shumë se 4200 delegatë. “11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët”, tha ai. Basha nënvizoi se do ju shërbej demokratëve dhe hallit të Berishës duke bërë thirrjen për 18 dhjetorin. “Për këtë arsye, për t’i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”, tha Basha.

Lexo edhe :  "Do kenë fatin e Metës"/ Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15!

Reagimi i Berishës: Kuvendi më 11 dhjetor

Ish-kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë shtypi të papritur ka akuzuar Bashën si i mbajtur peng nga Rama nuk do të mundë që të mposhtin 4200 firmëtarët që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. Gjithashtu Berisha është shprehur i vendosur për të mos lejuar ndryshimin e agjendës së rendit të ditës së Kuvendit Kombëtar. “Anëtarësia e PD-së po i përmbahet me rigorozitet statutit të saj. Përpjekja e Bashës është banale, qesharake e pabesë, e pashpresë e pavlerë”-tha Berisha. Sipas tij, 11 dhjetori do të rikthejë liritë dhe të drejtat, e përjashtuara në radhët e PD-së, nga peng Basha sikurse e konsideroi Berisha. Sipas tij, “kryesia e PD-së është ilegjitime dhe u kujtoj të ashtëquajturve anëtarë të saj që për integritet të tyre nuk duhet të lejojnë karriget e tyre në kundërshtim të Kushtetuitës së Partisë Demokratike”.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV