Ministri Çuçi jep lajmin e mirë: “Nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ritheksoi se në Shqipëri nuk do të ketë kamp për emigrantët.

Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Besoj se është bërë e qartë se nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri. Dhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen. Është e kundërta e asaj që thuhet”, tha Çuçi ndërsa shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që thjesht me një aplikim do të marrin  lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës. Lajm i mirë edhe për shqiptarët në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

Të fundit

Rrëfimi i Metës nga qelia: Rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe për rëndësinë e...

Ndërtuesit parashikojnë rritje me 15% të çmimeve të apartamenteve

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe...

Rama nxit shqiptarët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët

Kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër program mbështetës për agroturizmin. “Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje...

Ngërçi i SPAK me 21 Janarin

Nga Mero Baze Le të inskenojmë një ngjarje për të kuptuar pse ka një ngërç në veprimin e SPAK ndaj Sali Berishës për 21 Janarin....

Gara për të rrëmbyer “trurin” e botës, cilat vende janë “gjahtarët” më të rrezikshëm

Për politikat më të fundit, merrni rastin e Gjermaninë, ku rënia e popullsisë është një shqetësim në rritje. Vendi përballet me një popullsi të...

Lajme të tjera

Web TV