Bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës/ Xhaçka: Shqiptarët shihen si faktor stabiliteti dhe si një garanci për orientimin euroatlantik të rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në prani të anëtarëve të kabineteve të dy qeverive lançuan edicionin e parë të konkursit “Ngjyrat e Shqiptarëve”.

Ministrja Xhaçka theksoi se kjo nismë është një mundësi shumë e mirë për të treguar ngjyrat e vërteta të shqiptarëve, për të përçuar nëpër botë një imazh të përbashkët.

“Shqipëria ndodhet sot në prag të çeljes së negociatave, ndërkohë që së shpejti do të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Roli e pesha e Shqipërisë në rajon është sot më domethënëse se kurrë, dhe më shumë se kurrë shqiptarët shihen sot si një faktor stabiliteti dhe si një garanci për orientimin euroatlantik të rajonit. Këto arritje të Shqipërisë janë padyshim një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën. Sepse një Shqipëri më e fortë e më e respektuar, është një Shqipëri që mund të bëjë akoma më shumë për Kosovën”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ndër të tjetër, Ministrja Gërvalla shtoi se “Ngjyrat e Shqiptarëve” është një iniciativë e hapur edhe për Kosovën, për të gjithë shqiptarët që i rrethojnë dy vendet, gjithashtu edhe për ata që vijnë nga mërgata.

 

Konkursi “Colours of Albanians” organizohet për herë të parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

 

Çdokush që do të bëhet pjesë e këtij konkursi mjafton të hedhë një foto ose video nga jeta e përditshme, nga një udhëtim, nga një eksperiencë në Shqipëri apo Kosovë në profilin e tyre në Instagram, duke përdorur si hashtag #ColoursofAlbanians.

Lexo edhe :  Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropali me ironi: Po më kujton Agron Shehajn

Fotot fituese, do të bëhen në finale pjesë e një botimi i cili do të shpërndahet më pas në të gjithë botën, përmes rrjetit të përfaqësive të dy vendeve.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV