Shtëpitë për të prekurit nga tërmeti, Bozo: Do ndërtojmë si e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luljeta Bozo, pjesë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, deklaroi sot se modelet e shtëpive që janë miratuar për t’u ndërtuar për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar janë shumë të sigurta dhe përdoren në të gjithë botën.

E ftuar në një studio televizive, Bozo tha se tre modelet janë përcaktuar në bashkëpunim dhe me ekspertë të huaj.

Modelet kanë avantazhe, krahasuar me shtëpitë tradicionale, pasi do të ndërtohen të gjitha mbi një pllakë betonarme që do të thotë se themelin e kanë pllakë që është më i sigurti për t’u bërë ballë tërmeteve.

Struktura do të jetë më e lehtë, pasi do të jetë metalike dhe me elementë veshës që janë termo dhe zë izolues shumë të mirë. Modeli u përcaktua duke patur parasysh elementët e sigurisë”, deklaroi Bozo.

Modele të tilla, tha ajo, janë zbatuar në të gjitha vendet e botës.

Sipas saj, grupet e inspektimit arritën në një kohë të shkurtër të sillnin një situatë të qartë për të gjitha zonat e dëmtuara.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV