Kreu i shtetit, Ilir Meta, nëpërmjet këshilltarit të tij juridik ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke e akuzuar se është në të njëjtën linjë me qeverinë. Vihet në rrezik ndarja institucionale dhe parimi që vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen.
Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka njohur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 duke e quajtur atë zhgënjyese për qytetarët shqiptar. Kjo është një e rëndë për Presidentin e cili nuk e njeh vendimin e Gjykatës, ndërkohë që do të jetë vetë si pjesë e shqyrtimit të saj, sa i takon mandatit të tij. Presidenti ka akuzuar gjykatën si të kapur nga politika. Nëpërmjet këshilltarit juridik Bledar Dervishaj, Presidenca komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e Shoqatës së Bashkive, për zgjedhjet lokale të 2019. Sipas Presidencës, janë shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe kjo gjykatë, ka mborjtur interesat politike dhe jo të vlerave që përfaqëson. “Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë”, tha Dervishaj. Sipas këshilltarit juridik, Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Dervishaj i është drejtuar me disa pyetje Gjykatës Kushtetuese, duke i mëshuar faktit se nuk njohin vendimin e saj për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. “Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve. A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti? A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat?”, tha Dervishaj. Këshilltari i Presidentit tha së gjykata me vendimin e saj ja la çështjen juridiksionit politik. “Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës. Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive”, tha Dërvishaj.
Komisioni i Venecias
Bledar Dervishaj tha se Komisioni i Venecias i kujtoi edhe një herë Gjykatës Kushtetuese se, nuk mund të zëvendësojë institucionet e Republikës së Shqipërisë, dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin të vendosë mbi interpretimin final të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i rikujtuar përgjegjësinë që kjo gjykatë ka për t`u shprehur për çështje të kësaj rëndësie. “Kjo mënyrë operimi e Gjykatës Kushtetuese, na krijon bindjen e palëkundur se, Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jo kompetente për zgjidhjen e çështjes, që prej datës 23 qershor 2021, dhe dërgimi i çështjes në mënyrë të papritur në Komisionin e Venecias, për të marrë një opinion këshillimor, ishte një taktikë e gjykatës, që përmes procedurave, të shtynte në kohë vendimmarrjen e saj, me qëllim që t`i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj, duke u vetëshpallur jo kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes”, tha Dervishaj, duke akuzuar atë se është në të njëjtën linjë me Qeverinë. Sipas Dervishajt kjo vendimmarrje nuk prek, nuk krijon asnjë detyrim, dhe nuk nxjerr asnjë përgjegjësi, për asnjë nga palët e përfshira në këtë proces. “E megjithatë, formalisht, Komisioni i Venecias i kujtoi edhe një herë Gjykatës Kushtetuese se, nuk mund të zëvendësojë institucionet e Republikës së Shqipërisë, dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin të vendosë mbi interpretimin final të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i rikujtuar përgjegjësinë që kjo gjykatë ka për t`u shprehur për çështje të kësaj rëndësie”, tha Dervishaj.
Vendimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese zbardhi më 2 dhjetor të këtij viti vendimin që mori për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku i quajti ato të ligjshme. Ajo ka vlerësuar mungesën e juridiksionit kushtetues për kërkimin e parë të parashtruar në kërkesën në shqyrtim, atë që lidhet me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Gjykata vlerëson se kushtetutëbërësi, “duke mos e parashikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencën për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor, ka pasur si qëllim të mos përfshijë në juridiksionin kushtetues kontrollin e procedurave zgjedhore në tërësinë e tyre”.