Kryediplomatët e Rajonit në Londër, Xhaçka: Ballkani i Hapur, nismë gjithëpërfshirëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit në Londër të 6 ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor, sekretarja e jashtme Elizabeth Truss ka dhënë alarmin për situatën kritike që mbizotëron në rajon, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë. “Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me rrezikun më të madh të ekzistencës së saj, që nga paslufta. Po ashtu, ka rrezik të madh të thellimit të ndarjeve dhe konfliktit”- tha Truss.

Gjithashtu gjatë takimit i është kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa. Nga ana tjetër ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se mbështetja e aleatëve të BP vjen si një sinjal mbështetjeje të vazhduar për rajonin dhe si një garanci që rajoni do të vazhdojë të avancojë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.

“Lajmi i mirë nga të gjithë takimet sot me Mbretërinë e Bashkuar, por edhe me SHBA dhe BE, është vendosmëria e tyre për të hapur një kapitull të ri të angazhimit ekonomik me rajonin tonë, duke e parë gjithnjë e më shumë atë si një hapësirë të vetme ekonomike dhe zhvillimore. Një hapësirë gjithëpërfshirëse, siç është ajo që parashikon nisma Ballkani i Hapur, që gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe që në gjykimin tonë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Që do të thotë që ne duam që pjesë e saj të bëhen edhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Kjo nuk do të thotë se ne mund t’i detyrojmë fqinjët tanë të bashkohen kundër vullnetit të tyre në atë që në këtë fazë është e qartë se është ende në progres. Por kjo do të thotë se ne do të punojmë pa u lodhur për të shpjeguar nismën dhe që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj hapësire të vetme, duke u përgatitur kështu për integrim në BE”, tha ministrja pas takimeve në kryeqytetin britanik.

Lexo edhe :  Marrëveshja për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor

Takimi i kryediplomatëve të rajonit në Londër, vjen një ditë pas takimit të Ministrave të Jashtëm të G7, i cili u mbajt në Liverpul.

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV