Dixhitalizimi i Kadastrës/ Ahmetaj: Letrat e pronës vetëm me një klikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në takimin ‘Dixhitalizimi i Kadastrës’, deklaroi se qytetarët do e kenë mundësinë që të marrin dokumentet e pronës me një klikim.

Ahmetaj tha se procedurat do të jenë me te thjeshta e me transparente.

“Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni dikë nga ju, nga qytetarët që ka një pronë në bregdet, po kalon vite e mund të pafund për të pasur në dorë letrën që të gëzojë pronën e vetë, apo që ia kanë trashëguar prindërit. Me këtë qeveria e vendos veten drejtpërsëdrejti përgjegjëse për ta bërë transparente, dhe të thjesht, gëzimin e pronësisë veç me një klikim. Bëhet në modë kritika, por dua të them që këtu me Kadastrën kemi shumë punë për të bërë. I patë arkivat. Ato janë arkiva të 1950 dhe 1960.

Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet. kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë. Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkiva duhet një nga kështjellat e fundit të të kaluarës. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.

Të fundit

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe miqtë tanë, mendjen e kemi...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV