Replikat në seancë/ Balla i kujton Nikollës rregulloren: Ktheni Kuvendin në binarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas replikës së kreut të opozitës me ministren e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi nga kryetarja e kuvendit respektimin e rregullores së kuvendit.

“Kuvendi të kthehet në binarët e rregullores. Marrëveshja me Pfizer është shumë e rëndësishme dhe përveç ministres Manastirliu nuk foli kush tjetër. Ju kujtoj se kreu i opozitës e merr fjalën vetëm pas kryeministrit, jo pas ministrave. Më rezulton se Basha nuk e ka regjistruar emrin për këtë pikë të rregullores. Të flasim për pikën e parë të rendit të ditës. Nëse rregulloren do e bëjmë llastik do e kemi të vështirë të menaxhojmë punët.” u shpreh Balla.

Në përgjigje kryetarja e Kuvendit tha se krahas rregullores së Kuvendit do respektohet dhe fjala e opozitës.

“Ju siguroj në vëmendje maksimale respektimi i rregullores dhe rendit të ditës, do respektojmë edhe fjalën e opozitës. “- u shpreh Nikolla.

Të fundit

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Lajme të tjera

Web TV