Po jep spektakël në Premier Ligë, rritet 200% vlera e kartonit të Armando Brojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlera e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja, është rritur përsëri së fundmi dhe ndonëse ka pak vite në futbollin profesionist, ajo ka shkuar në 9 milionë euro. Performanca e tij e shkëlqyer me klubin e Sauthempton, i ka dhënë këtë vlerë të re Brojës, që pritet të rritet edhe më shumë nëse vazhdon me këto ritme.

Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro. 4 gola në Premier Ligë këtë sezon, kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë në ishull dhe për këtë arsye vlera në merkato e tij vazhdon të jetë në rritje.

Gjithsesi duket se Çelsi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin kaq shpejt dhe nuk ka lënë asnjë derë të hapur për negociata me ekipet e tjera për shqiptarin. Duket se Tuhel mendon ta rikthejë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, ku pritet të luajë një rol kryesor për kampionët e Europës në fuqi.

Të fundit

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Presidenti i Emirateve viziton Tiranën, Rama: Marrëdhënie më të ngushta

Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar...

Lajme të tjera

Web TV