Vajzat kuqezi në superformë, fitojnë sërish në turneun e UEFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja e vajzave U-16, ka korrur fitoren e dytë në Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga tekniku Agustin Kola triumfuan me rezultatin 3-1, përballë Gjeorgjisë. Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Goli i vajzave gjeorgjiane u shënua nga Sulashvili në minutën e 21. Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer e vajzave tona ku pati interes si kurrë më parë nga ana e të rinjve, nxënësve dhe studentëve që mbushën ulëset e Air Albania Stadium.

Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, ditën e djelë, datë 16 shkurt ora 14:00 në Air Albania Stadium, ku hyrja është falas.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV