E rëndë/ Flakët përpijnë ndërtesën, humbin jetën 13 persona, mes tyre 7 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 13 persona kanë humbur pasi një godinë në Filadelfia u përfshi nga flakët. Mediat amerikane raportojnë se 7 prej viktimave janë fëmijë. Gjithashtu shumë kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit arritën në ndërtesën trekatëshe në bllokun 800 të Rrugës 23 North në lagjen Fairmount të qytetit rreth orës 6:40 të mëngjesit, thanë autoritetet.

U deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar flakët, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia.

Në ndërtesë kishte katër alarme zjarri dhe asnjëri prej tyre nuk funksionoi, thanë zyrtarët. Tetë persona jetonin në katin e parë dhe 18 në katin e dytë dhe të tretë.

Tragjedia e së mërkurës vjen 13 vjet pasi shtatë persona në Filadelfia jugperëndimore vdiqën në një zjarr në fund të dhjetorit 2008.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV