Përndiqte një 26-vjeçare, arrestohet i riu Tiranë, në pranga edhe 6 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 persona janë vënë në pranga dhe 5 te tjerë janë proceduar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve janë vënë në pranga shtetasit L. A., 32 vjeç, – E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, D. S., 33 vjeç, M. D., 44 vjeç Z. R., 23 vjeç.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimiit, për përndjekje.

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– D. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin M. D., 44 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe një mjet tjetër i parkuar;

– Z. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

– G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (elektroshok) dhe një elektrik dore, me mbishkrimin Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. I.,17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

Më datë 16.01.2022 shtetasi K. M., 28 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Nga Dardan Malaj   Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë!...

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe fshehje...

Lajme të tjera

Web TV