Rivlerësimi, formula për llogaritjen e taksës për shtëpitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria publikon formulën për llogaritjen e taksës që do të paguajnë qytetarët për rivlerësimin e pasurive. Sipas vendimit individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK-ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3  % e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit.

Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë, brenda datës 30.9.2020, për të regjistruar më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë drejtoria vendore e ASHK-së, kjo do të bëhet me çmimet referuese të përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi dhe sipas përcaktimeve të udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, dhe konkretisht:

Nëse pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, sipas çmimeve referuese në përputhje me aktin nënligjor në fuqi, dhe vlerës së zbritshme. Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzimit për metër katror e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi (udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave), në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacionit, sipas udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.

Lexo edhe :  CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Nëse pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, llogaritur me çmimet referuese sipas aktit nënligjor në fuqi, dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshme.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë një ekspert i licencuar, kur:

Pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi (eksperti), me vlerën sipas kostos së shfrytëzimit për metër katror, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi (udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave) në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacionit, sipas udhëzimit nr.29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.

Pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi (eksperti) dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshme.

Si moment për llogaritjen e bazës së tatueshme për pasuritë, të cilat janë në proces regjistrimi, do të konsiderohet data e aplikimit për regjistrim në ASHK.

 

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV