Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, takime me drejtuesit e shtetit! Zyrtari i Lartë Amerikan: Fokusi kryesor, lufta kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën në Kosovë do të mbërrijnë Përfaqësuesi Special i BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 2 zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë  do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA-ja do të angazhohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe se fokusi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për të përditshmen Nova, ai theksoi se është e nevojshme të përmirësohen kushtet zgjedhore në Serbi, të përmirësohet qasja në media, por gjithashtu theksoi se në këtë duhet të marrë pjesë edhe opozita.

Escobar foli edhe për vizitën që do të bëjë së shpejti në Beograd dhe Prishtinë, së bashku me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se qëllimi i kësaj vizite është që të inkurajojë të dyja palët që të vazhdojnë dialogun nën kujdesin e BE-së, në mënyrë që të kapërcehen dallimet reciproke dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ai shtoi se një arsye tjetër e vizitës së tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Serbinë dhe Kosovën.

Të fundit

Pamjet e rënda/ Ishte duke ecur mbi trotuar, momenti kur polici merret para nga makina

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Peshkopi ku një makinë me shpejtësi skëterrë humbi kontrollin...

Kush po luan me fatet e Shqipërisë ?

Nga ARTUR AJAZI Gjatë historisë saj 35 vjeçare, Partia Demokratike jo në pak raste ka tentuar të luajë me fatet e Shqipërisë. Duke e nisur...

Postimi në Facebook “djeg” kandidatin e PD në Lezhë, procedohet penalisht për “Shpifje”

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet...

‘Kam qejf ta ha të gjallë’, Rama i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi: Kam ardhur me frikë

Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam...

A janë burrat dhe gratë të barabartë përballë përjetimit të dhimbjes?

A e ndjejnë njësoj dhimbjen burrat dhe gratë? Shkenctarët zbulojnë se pabarazitë gjinore gjenden edhe në fushën e shëndetit. Sipas kërkuesve të Universitetin në...

Lajme të tjera

Web TV