Aksident i rëndë në Berat/ Fuoristrada bie nga lartësia, në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Bëhet me dije se në automjetin tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, udhëtonte një familje ku duke zbritur nga fshati në drejtim të Beratit, ka rrëshkitur dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç,ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij, që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshkitjen e mjetit, që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshkitjen. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta, ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.

Të fundit

65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të...

Shqipëria bëhet’ dhe Lëvizja ‘Bashkë’ dy partitë e para që duan të regjistrohen në KQZ

“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ të regjistrohen për 11 Majin,...

Zbresin sërish temperaturat, ku pritet të bien reshje dëbore dhe të ketë erë të fortë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jënë kushtet e motit për ditën e sotme dhe...

Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë në banesë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me...

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Presidenti Donald Trump urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë që punonin në administratën e Bidenit , duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ishte "politizuar" si kurrë...

Lajme të tjera

Web TV