Mos i anashkaloni! Shenjat e hershme që ju paralajmërojnë se jeni diabetikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diabeti është një gjendje e zakonshme kronike mjekësore që ndikon në mënyrën se si trupi juaj e kthen ushqimin në energji.

Diabeti mund t’ju vijë pa ndonjë simptomë të dukshme por mund tw ndodhw edhe e kundwrta. Në fakt, shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë që kanë diabet derisa të arrijnë një nivel që e kanë të vështirë ta sjellin nën kontroll.

Më poshtë janë të listuar disa nga shenjat e diabetit që duhet t’i kushtoni rëndësi: Kur shkoni shpesh në tualet sidomos gjatë natës, është një shenjë që niveli i sheqerit në gjak është jashtë kontrollit dhe gjithashtu mund të nënkuptojë që keni diabet; Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë dhe veshkat nuk mund ta filtrojnë atë mjaft mirë në mënyrën që duhet, sheqeri përfundon në urinë. Shumë sheqer në një mjedis të ngrohtë dhe me lagështi mund të çojë në traktin urinar edhe infeksionet e majave, veçanërisht tek gratë.

A po përjetoni papritur humbje peshe ekstreme? Një nga shenjat më të rëndësishme të diabetit është humbja e peshës. Nëse keni diabet, trupi juaj nuk është në gjendje të përdorë glukozën (sheqerin) në mënyrë efektive për energjinë e tij. Në vend të kësaj, trupi juaj do të fillojë të djegë yndyrën dhe mund të përjetoni humbje të papritur të peshës.

A po humbisni shikimin tuaj? Ndër të gjitha simptomat e tjera të diabetit, një nga ato më të rëndësishmet është shikimi. Nivelet e larta të sheqerit mund të shtrembërojnë thjerrëzat në sytë tuaj, duke përkeqësuar shikimin.

A ndiheni të lodhur apo të rraskapitur gjatë gjithë kohës? Një diabetik zakonisht ndjen presionin në traktin urinar më shumë sesa një person normal. Urinimi i shpeshtë i cili mund të prishë ciklin e gjumit e bën personin të ndjehet i rraskapitur dhe i lodhur.

Ndjeni dhimbje në këmbë? Një nga shenjat më të rëndësishme dhe të hershme të diabetit është dhimbja dhe enjtja e këmbëve. Diabeti mund të shkaktojë ngurtësim të arterieve së bashku me dëmtime nervore të cilat vërehen në këmbë. Kjo është e njohur gjithashtu si neuropati diabetike,  një gjendje që prek këmbët.

Lexo edhe :  Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Sëmundjet e Veshkave; Veshkat janë mbushura me enë të vogla gjaku të filtojnë mbetjet që largohen nga organizmi ynë nëpërjmet urinimit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak i mbingarkon këto filtra dhe me kalimin e kohës fillojnë problemet deri në momentin që pushojnë së funksionuari. Sa më të rregullt jeni në mbajtjen nën kontroll të nvelit të sheqerit  në gajk dhe të tensionit aq më të larta janë shanset që të keni veshka të shëndetshme. Edhe nëse keni simptoma që kanë lidhje me sëmundjet e veshkave është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të menaxhoni sa më mirë nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet; Diabeti bën që të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe për të shfaqur komplikacione. Personat me diabet kanë shanse më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, infeksionet respiratore, influencat stinore, pneumonia, infeksionet e traktit urinar, etj. Sigurohuni që të bëni vaksinat në kohë përfirë edhe ato kundër gripit.

Të fundit

Balla: Yuri Kim erdhi me firmën e Trump në Shqipëri; Berisha: E ka ngatërruar

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot lidhur me drejtuesin e fushatës së Trump që është kontraktuar...

LAJM I FUNDIT/ Noka shtyn gardistët, tenton t’i afrohet Spiropalit

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka tentuar t’i afrohet kryeparlamentares Elisa Spiropali, teksa kjo e fundit i kishte prerë fjalën kryetarit të PD-së, Sali...

“Do nxjerr fotot”/ Berisha akuza Peleshin: Trego pse ia thyen këmbën truprojës tënd!

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare të sotme. “Niko,...

“Pëllumbeshë, te Erioni do shkosh dhe ti”/ Berisha sherr me Spiropalin në Kuvend

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngul, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij...

E rëndë/ 15-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në spital, ja për çfarë dyshohet

Gjirokastër-Dërgohet pa shenja jete në spital një 15-vjeçare, dyshohet së është vetëvarur. Mbasditen e sotme, në spitalin e Gjirokastrës është dërguar një 15-vjeçare pa shenje...

Lajme të tjera

Web TV