Teksa nuk na ndajnë shumë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, ku finalisti do të marrë 115 mijë euro, ata që e ndjejnë ankthin se kush do të fitojë janë edhe familjarët e pjesëmarrësve të këtij spektakli.
Babai i balerinit të njohur me famë ndërkombëtare, Ilir Shaqiri ka qenë mbrëmë i ftuar në ‘Fan Club’, ku u fol për 4 finalistët, ndërsa nuk i ka mbajtur lotët teksa fliste për të birin. Ai tha se e kishte marrë malli për djalin e tij i cili prej tetorit është futur në shtëpinë e Big Brother.
“Më ka marrë malli për djalin, me e kap dhe me e puth. Ja për këtë erdha (qan)”, -thotë me zërin që i dridhet babai i Ilirit.