Greqia është lëkundur gjatë natës nga një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos.
Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Gjithashtu, dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter./Fjala.al/