Horoskopi për ditën e diel, 20 shkurt 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Më shumë se fantazinë gjatë kësaj dite duhet të ushqeni logjikën tuaj. Reflektoni më mirë ndaj asaj që ju rrethon, si dhe analizoni kërcënimet e mundshme, sidomos në sferën profesionale. Në dashuri do të dominoheni nga romanticizmi, i cili do të udhëheqë ndjenjat tuaja.

DEMI

Mjaft ëndërruat me sy hapur! Kjo e diel ju dhuron më shumë zgjuarsi, duke lënë mënjanë idetë që ju kanë dyjëzuar. Jo gjithmonë ajo që dëshironi do mund të realizohet. Kjo nuk është dita e duhur sa i takon ndjenjave.

BINJAKET

Nëse jeni në pritje të një përgjigje në dashuri, mos e hidhni hapin më shumë nga sa mundeni. Një nxitim i juaji mund të shkatërrojë gjithçka. Nëse përgjigja që prisnit nuk do të vijë, do të thotë se kështu duhet të shkonte. Në sferën profesionale do të përballeni me një surprizë, ndaj mundohuni të jeni të përqendruar, në mënyrë që të mos e humbni.

LUANI

Fundjava është ende larg dhe ju do të ndjeni nevojën për të pushuar. Fatkeqësisht duhet të mblidhni energjitë, për të përballuar ditën e cila do të jetë e mbushur me ngarkesa në punë. Në dashuri, do të dalë në pah shpirti juaj rebel. Bëni mirë të shuani çdo dyshim, në mënyrë që të mos lëndoni njeriun e zemrës.

VIRGJERESHA

Venusi vijon të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Kjo e diel do të jetë e mbushur me aktivitet krijues, sidomos sa i takon sferës profesionale. Duhet të tregoni sa vleni realisht, duke nxjerrë në pah idetë tuaja. Në raportin në çift nuk parashikohen zhvillime të reja, ndërsa ata që janë vetëm mund të kenë njohje interesante.

AKREPI

Do të ndiheni tejet të demoralizuar gjatë kësaj dite, ku gjithçka që ju dukej pozitive deri më nesër do të venitet. Mundohuni që ta shihni gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh, pasi në të kundërt lëndoni veten. Në sferën profesionale, parashikohet ngritje në detyrë dhe shpërblim për përkushtimin.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj të diele doni të jeni tejet të saktë! Keni vendosur që të angazhoheni më shumë në raportet ndërpersonale, sidomos me personat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Nuk është kurrë vonë që të shprehni hapur ndjenjat! Në punë duhet të përkushtoheni më shumë.

BRICJAPI

Do të jeni të ndikuar nga të tjerët, aq sa nuk do të jeni më në gjendje të arsyetoni me mendjen tuaj. Bëni mirë që ti filtroni këshillat që do ju jepen. Në dashuri do të ndiheni të brishtë dhe nuk do keni kurajo të përballeni me problemet.

UJORI

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të luhatur emocionalisht. Do të jeni në konflikt me emocionet tuaja, ndaj bëni mirë të punoni shtruar si në punë edhe në dashuri. Një ndryshim në familje, mund të ndikojë shumë tek ju. Bëni mirë që të shmangni kontaktet me shumë persona, në mënyrë që të shmangni shqetësimet.

PESHQIT

Jeni shumë të përqendruar, ndaj bëni mirë që të rigjeni ekuilibrin. Për ata që janë vetëm, këshillohet që të ndjekin instinktin. Në punë, do të përfshiheni në një situatë të cilën do e keni të vështirë që ta menaxhoni vetëm. Ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni ndihmë.

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV